“Shorteu Gulf”

Ju njoftojmë se Gulf Balkans duke filluar nga data 25 Dhjetor 2017 do të organizojë Shorteun Gulf, në kuadrin e fushatës së radhës për marketing. Cmimet mund të quhen si dhurata e endrrave për çdo shofer; 10,000 Litra karburant për 10 fituesit me fat. Për t’u bërë pjesëmarrës në shorte, klienti duhet të shpenzojë minimalisht 3,000 lekë karburant të çdo lloji, në stacionet Gulf duke paguar me para në dorë ose nëpërmjet kartave bankare (credit apo debit card).

Nuk kanë të drejtën për të marrë pjesë në shorte, institucionet shtetërore apo publike, punonjësit e shoqërisë Sun Petroleum Albania shpk dhe organizuesit e shorteut. Gjithashtu janë të perjashtuar nga kjo e drejtë edhe të gjithe blerësit me tollona (leter) tollona elektronikë (Fuel Card).

Per tu bërë pjesë e lojës promocionale Kuponi Tatimor i cili i dorezohet klientit pas blerjes së karburantit duhet të vendoset në kutinë e veçantë që do të ndodhet pranë stacioneve Gulf vetëm per këtë qëllim.

Duhet të specifikohet informacioni si vijon: emër, mbiemër, numër celulari dhe qyteti (ky informacion duhet të shkruhet qartazi dhe të jetë i lexueshëm, në të kundërt kuponi humbet vlefshmërinë për të qënë pjesë e shorteut).

Shorteu do të mbahet në dy faza në emisionin “E Diela Shqiptare” në TV Klan.

Shorteu i parë do të jetë në datën 04 Shkurt 2018, ora 14:25, ku do të perzgjidhen 5 fituesit e parë që do të fitojnë nga 1000 litra karburant Gulf dhe në datën 08 Prill do të mbahet shorteu i rradhës për 5 fituesit e tjerë.

Për më shumë informacion të detajuar mund të lexoni Rregulloren e Lojes.