Shorteu GULF Club 2016 – Fito 500 Litra karburant çdo ditë

GULF500L_FB-02

Gulf Balkans njofton se duke filluar nga data 01 Shtator 2016 do të nisë një fushatë shpërblyese për të gjithë anëtarët e programit të besnikërisë GULF Club. Kompania Sun Petroleum Albania sh.p.k. e cila është distributor ekskluziv i produkteve Gulf në Shqipëri ka vendosur të dhurojë një sasi marramëndëse karburanti e cila përbëhet nga 15.000 litra karburant e shpërndarëkjo në 30 ditë, që do të thotë 500 litra karburant falas çdo ditë për një fitues tëë vetem. Loja shpërblyese do të jetë e vlefshme si për anëtaret e vjetër të kartës GULF Club por dhe për anëtarët e rinj të cilët anëtarësohen gjatë këtyre ditëve. Shorteu do të hidhet çdo ditë duke filluar nga data 01 Shtator (shorte për blerjet e datës 31 gusht) e deri në datën 30 shtator me frekuencë te përditshme. Shorteu do të transmetohet live (direkt) çdo ditë, përfshire fundjavat, në orën 13:00 në faqen e Facebook “Gulf Balkans” nëpërmjet opsionit Live Videos, ku mjafton vetëm te jeni të lidhur në faqen dhe shorteu fillon automatikisht në orarin e vendosur (të cilin mund ta ndiqni edhe gjatë ditës më vonë, direkt në faqe ose seksioni “videos”).
GULF500L_FB-07

Nga 01 Shtatori, ora 13:00 Live ne Facebook “Gulf Balkans”
Për tu bërë pjesë e lojës do të mjaftojë të bëni një blerje duke filluar nga data 31 Gusht e deri në 29 Shtator 2016 prej të pakten 15 litrash në një herë të vetme duke i dorëzuar operatorit edhe kartën GULF Club përkatese me të cilën do të bëhet identifikimi i pjesëmarrësit në lojë. Kjo do t’ju bëjë automatikisht pjesë të lojës që do të zhvillohet sipas një sërë rregullash strikte dhe të aprovuara nga Ministria e Financave. Nëse nuk dispononi një Kartë Gulf Club atëherë ju ftojme që përpara furnizimit të makinës, ti kërkoni operatorit të stacionit tuaj Gulf tëe plotësoni formularin e anëtarësimit në programin GULF Club për të patur në këtë mënyrë dhe ju shansin të fitoni 500 Litra karburant për automjetin tuaj.

GULF500L_FB-08

Kartat GULF Club me te cilat mund të jeni pjesë e shorteut shpërblyes
Rregullat e lojës “500 litra në ditë nga Gulf”

Në mënyrë që klienti të marrë pjesë në këtë lojë ai/ajo duhet të jetë titullar i kartës së besnikërisë “Gulf Club” si edhe të ketë blerë të paktën 15 litra të çfarëdolloj karburanti në një nga stacionet e karburantit Gulf duke paguar vetëm me para në dorë ose me kartë krediti.
Nga data 31 gusht deri më 29 shtator, çdo klient që do të blejë të paktën 15 litra karburant duke përdorur kartën “Gulf Club” në stacionet e karburantit Gulf do të ketë të drejtë të marrë pjesë në një shorte ditor për të fituar 500 litra karburant sipas termave dhe kushteve të mëposhtme:
· Çdo mëngjes, pas mbylljes së turnit, bazuar në çdo transaksion vetëm të ditës së mëparshme, programi (software) përkatës do të gjenerojë listën e klientëve të pranueshëm për t’u bërë pjesë e lojës promocionale ditore, bazuar në numrat unikë që çdo kartë “Gulf Club”, ka mbi të. Numrat e pranueshëm do të printohen në copa letre;
GULF500L_FB-03

Hapi i
parë
· Loja promocionale do të zhvillohet në Shqipëri. Do të ketë vetëm një fitues për çdo hedhje shorti dhe ai/ajo do të marrë 500 litra naftë ose benzinë sipas dëshirës së tij/saj;
· Për transaksionin e blerjes së karburantit që do e bëjë një klient pjesëmarrës në lojë, numri i kartës “Gulf Club”, do të marrë pjesë vetëm në një Live Show, që do të zhvillohet në ditën fill pas ditës kur është realizuar blerja;
· Asnjë subjekt juridik nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në lojën promocionale. Për më tepër, punonjësit e kompanisë organizatore të lojës (Sun Petroleum Albania sh.p.k. dhe shoqëritë e tjera të grupit) dhe familjarët e tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën promocionale;
· Në ditën e shorteut promocional, të gjithë numrat unikë të kartave “Gulf Club” që kanë të drejtë të marrin pjesë në lotarinë promovuese, pasi të printohen në copa letre, do të vendosen në kutinë përkatëse për hedhjen e shortit;
· Sipas rregullave të mësipërme për çdo 15 litra karburant të blerë, klienti përkatës do të ketë një copë letër mbi të cilën është printuar numri unik i kartës së tij/saj “Gulf Club” që do të vendoset në kutinë përkatëse të shorteut në shfaqje të drejtëpërdrejtë;
GULF500L_FB-04
Hapi i dytë
· Shortetë promocionalë do të organizohen çdo ditë, në orën 13:00 CET në zyrat qendrore të shoqërisë organizatore të lojës dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë (live) në faqen e Gulf Balkans në Facebook me anë të funksionit të transmetimit të drejtpërdrejtë (live broadcast);
· Drejtuesi i shorteut do të tërheqë rastësisht nga kutia e shorteut një letër me numrin unik të printuar në të dhe do të kontaktojë me telefon me mbajtësin/en përkatës/e të kartës që ka atë numër unik. Drejtuesi i shorteut nuk do të tregojë apo ndryshe të bëjë publikë tre shifrat e fundit të numrit të telefonit të klientit fitues;
GULF500L_FB-05
Hapi i tretë
· Pjesëmarrësi në lojë që ka fituar çmimin duhet t’i përgjigjet thirrjes telefonike;
· Nëse drejtuesi i shorteut nuk mund të lidhet direkt me numrin e telefonit të kartëmbajtësit fitues ose në qoftë se pjesëmarrësi nuk i përgjigjet thirrjes, telefonata do të ndërprehet. Ky proces do të përsëritet dy herë. Në rastin e tre përpjekjeve të pasuksesshme për t’u lidhur, drejtuesi i shorteut do të marrë një kartë të re nga kutia e shorteut derisa ai të jetë në gjendje të lidhet me fituesin;
· Organizatori nuk mban asnjë lloj përgjegjësie në rastet kur pjesëmarrësit nuk mund të kontaktohen, ose për shkak të mosrealizimit të telefonatës (për raste të tilla si por pa u kufizuar tek mungesa e baterisë apo mungesa e shërbimit të telefonisë nga ofruesi i shërbimit gjatë hedhjes së shorteut etj);
· Për të tërhequr çmimin, fituesi duhet të paraqesë kartën përkatëse “Gulf Club” si edhe një dokument identifikimi brenda 3 ditëve kalendarike në zyrat qendrore të shoqërisë organizatore të lojës të cilat ndodhen në adresën Rr. Lord Bajron, Nr. 15/2;
· Datat e hedhjes së shorteve do të jenë 01.09.2016 (përfshirë këtë datë) deri më 30.09.2016 (përfshirë këtë datë);
· Gjithsej do të hidhen 30 (tridhjetë) shorte ditorë;
· Për çdo fitues do të jepen, sipas zgjedhjes së vet klientit fitues të çmimit, 500 litra naftë (diesel) apo 500 litra benzinë (unleaded);
· Vlera e çmimeve do të jetë:
– 500 litra naftë (diesel) 74,000.00 lekë (shtatëdhjetë e katër mijë)
– 500 litra benzinë (unleaded) 74,500.00 lekë (shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind)
· Fituesi do të marrë çmimin në formë tollonash, menjëherë pas paraqitjes së kartës fituese “Gulf Club” bashkë me një dokument
identifikimi në zyrat qendrore të shoqërisë Sun Petroleum Albania Shpk dhe duke nënshkruar proces-verbalin përkatës;
GULF500L_FB-06
Hapi i katërt
· Fituesit të çmimit nuk mund ti jepet shuma ekuivalente në para e çmimit fitues (përveç rregullave të angazhimit të kartës “Gulf Club”);
· Kjo rregullore së bashku me të gjitha ndryshimet e mundshme në të, do të publikohet dhe përditësohet rregullisht në website-in e shoqërisë, konkretisht www.gulf.al.

Shoqëria Sun Petroleum Albania sh.p.k.
Drejtori Komercial
Otar Mgeladze GULF500L_FB-02