Gulf Club Standard

1. Ulje deri ne 5 lekë/Litër për të gjitha produktet GULF sipas kategorive:

a) Deri në 2000 litra – 2 Lekë/Litër zbritje

b) Nga 2000.01 deri në 3000 litra – 3 Lekë/Litër zbritje

c) Nga 3000.01 deri në 4000 litra – 4 Lekë/Litër zbritje

d) Mbi 4000.01 litra – 5 Lekë/Litër zbritje

2. Portokallet GULF

Mblidhni portokallet GULF duke paraqitur Kartën Gulf Club sa herë që furnizoheni me karburant ose gaz. Sa më shumë portokalle Gulf të mblidhni aq më shumë zbritje dhe përfitime do të merrni.

3. Si të aplikoni për kartën tuaj Gulf Club?

a) Gulf Club është e vlefshme për çdo individ mbi 18 vjeç. Format e aplikimit për një kartë Gulf Club mund t`i gjeni në çdo stacion Gulf ose pranë zyrave qendrore të kompanisë SPA. Tërhiqni formularin e aplikimit dhe pasi të plotësoni të dhënat tuaja, dorëzojeni atë pranë stafit në stacionet Gulf duke treguar kartën tuaj të identitetit. Karta juaj mund t`ju ofrohet në çast ose do të jetë gati brenda 10 ditëve pune. Klienti duhet të paraqitet personalisht për ta tërhequr atë duke treguar kartën e tij të identitetit. SPA rezervon të drejtën e mos aprovimit të një aplikimi për kartë pa dhënë sqarime të mëtejshme. Ne mund t`ju telefonojmë apo t`ju dërgojmë e-mail njoftues për tu siguruar që informacioni i dhënë prej jush është i saktë. Në rast të dështimit të verifikimit, SPA rezervon të drejtën të ç`aktivizojë Kartën tuaj dhe në këtë rast të gjitha portokallet dhe përfitimet e mbledhura mund të humbasin.

b) Fitoni dhe konvertoni portokallet Gulf

Për të mbledhur Portokallet Gulf, ju duhet të paraqisni Kartën tuaj sa herë që furnizoheni me karburant. Ju mund të merrni zbritje të menjëhershme në produktet tona në stacionet e karburantit dhe mbi të gjitha, për çdo blerje të këtyre produkteve, ju do të fitoni Portokallet Gulf shtesë, të cilat mund të konvertohen në stacionet tona dhe/ose në rrjetin e partnerëve tanë. Ofertat e veçanta do t`ju komunikohen personalisht nëpërmjet SMS-ve apo e-mail-it. Portokallet Gulf janë të patransferueshme.

c) Nëse ju e humbisni kartën:

Ne nuk do të mund t`ju kthejmë portokallet e grumbulluara apo kategorinë e uljeve që keni arritur deri në ato momente. Megjithatë jeni të mirëpritur të pajiseni me një tjetër kartë në çdo stacion Gulf.

Terma dhe kushte