Gulf Club Taxi

Gulf Club Taxi – karta që shpërblen taksistët me ulje dhe përfitime si asnjëherë më parë!

Një tjetër projekt inovativ është prezantuar për të gjithë taksistët shqiptarë nga Gulf Albania: karta Gulf Club Taxi.
Kompania lider në tregtimin e karburanteve – Gulf Albania dhe Sindikata Shqiptare e Taksive për kanë nënshkruar zyrtarisht një memorandum bashkëpunimi në lidhje me përfitmime dhe shpërblime të taksistëve përmes sistemit të kartave të klientit Gulf Club Taxi. Ky produkt i menduar veçanërisht për takistët shqiptarë ofron ulje të menjëhershme të çmimit si dhe përfitime të tjera për çdo taksist i cili do ta përdorë rregullisht atë.
Bashkëpunimi do t`i lejojë të dyja palëve të përfitojnë nga njëra tjera produkte me cilësi të standarteve europiane, nivelin më të lartë të shërbimit, ulje të çmimit, përfitime të personalizuara dhe një bazë klientësh besnikë.

Rreth Gulf Club Taxi

Gulf Club Taxi është një kartë e veçantë klienti për drejtuesit e taksive. Vetëm taksistët, e liçensuar nga Bashkitë e rretheve përkatëse, mund të aplikojnë për kartën Gulf Club Taxi duke u bërë kështu anëtar me të drejta të plota. Pajisja me kartë është falas, e thjeshtë dhe e shpejtë. Çdo taksist mund të aplikojë në secilin prej stacioneve Gulf dhe të marrë kartën e tij të personalizuar.
Taksistët do të përfitojnë ulje të menjëhershme në çmimin e karburantit dhe po ashtu kanë mundësinë të marrin karburant falas, të mbledhin Portokallet Gulf dhe oferta të tjera në stacion. Kjo kartë vlen për të gjitha taksitë e pasagjerëve 4+1, 6+1 dhe furgonët 8+1.
Kjo kartë është e vlefshme në të gjitha stacionet Gulf kudo në Shqipëri.

Skema e përfitimit

Perfitohet zbritje 10 leke/liter nga cmimi i tabeles.
E vlefshme ne cdo stacion Gulf
Karte e personalizuar

Terma dhe kushte