Llotari Promocionale

“2015 dhurata nga Gulf”
Rregullore e lojës

Sun Petroleum Albania Shpk, po organizon një lojë promocionale, në kuadrin e fushatës së radhës për marketing ku mund të marrë pjesë çdo person fizik, shqiptar ose i huaj. Për t’u bërë pjesëmarrës në lojë dhe për të përfituar një kartë gërvishtëse, secili klient duhet të blejë minimalisht 10 (dhjetë) litra karburant të çdo lloji (naftë ose benzinë), në stacionet e branduara me logon Gulf (këtej e tutje referuar si stacionet Gulf) duke paguar me para në dorë ose nëpërmjet kartave bankare (credit apo debit card). Sun Petroleum Albania shpk i ofron të gjithë klientëve të vet sipas kategorive të përcaktuara në këtë rregullore, një kartë gërvishtëse për çdo 10 litra të çdo lloji karburanti të shitur (naftë ose benzinë) në stacionet Gulf.

Loja promocionale do të fillojë në datë 2 Dhjetor 2014 dhe do të përfundojë me datë 15 Mars 2015.

Duke filluar nga data 2 Dhjetor 2014, në pjesën më të madhe të stacioneve Gulf, lista e të cilave është e publikuar dhe do të përditësohet rregullisht në website-n e shoqërisë www.gulf.al, çdo klienti i cili blen minimalisht 10 (dhjetë) litra të çdo lloj karburanti me para në dorë apo përmes kartës bankare, do t’i jepet një kartë gërvishtëse.

Një kartë e tillë gërvishtëse do të jepet për çdo 10 litra karburant të blerë në stacionet Gulf.

Karta ofron mundësinë e një përfitimi të menjëhershëm, i cili në Shqipëri njihet me parimin “Gërvisht dhe fito”. Nëse nën sipërfaqen gërvishtëse klienti zbulon emrin e një dhurate, ky klient shpallet fitues i menjëhershëm i kësaj dhurate dhe humbet automatikisht, të drejtën për të marrë pjesë në shorteun e madh.

Në mënyrë që klienti të marrë pjesë në shorteun e madh ai duhet të kthejë kartën gërvishtëse në stacionin Gulf. Fituesi duhet të paraqitet pranë vendit të paracaktuar për të tërhequr dhuratën që shfaqet në kartë (dhuratë e cila përshkruhet e detajuar tek lista e 2015 dhuratave).

Ato karta të cilat poshtë hapësirës gërvishtëse kanë të shkruar “Shans për të fituar një makinë” do të kualifikohen si pjesëmarrëse në shorteun e madh, me kushtin që do të jenë të plotësuara nga klienti dhe të kthyera në stacionet Gulf, brenda datës së parashikuar më poshtë.