Gulf Xtream – Për teknologjitë moderne të motorit

GRAFIK_XTREAM-01

Nafta që gjithmonë keni kërkuar për herë të parë në Shqipëri. Diesel Xtream është një produkt ekskluziv i Gulf, i cili është projektuar për të dhënë një cilësi, pastërti dhe performancë më të mirë për makinën tuaj, për të ulur në mënyrë të ndjeshme konsumin e karburantit si dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit.

GRAFIK_XTREAM-02

Gulf diesel Xtream krijon performancë dinamike
Karburantët me teknologji të avancuar janë vendimtar për sa i përket funksionimit të besueshëm tek motorat e sofistikuar me naftë. Këto kanë nevojë për më të mirën nëse u kërkohet të japin maksimumin e performancës. Pa përdorimin e këtyre karburanteve, vetë mjeti mund të dëmtohet, pasi mund të depozitohen me shpejtësi papastërti brenda sisitemit të injeksionit.

GRAFIK_XTREAM-03

Fuqia e motorit bie bashkë me pjesët që e përbëjnë mjetin. Rritet konsumi i karburantit. Zhurma e motorit shtohet. Për të rritur performancën e karburantit dhe për t`u siguruar që motori të mos humbasë fuqi nevojitet trajtimi i karburantit. Prandaj krijuam Diesel Xtream.

Gulf diesel Xtream mbron dhe pastron
Motorat modernë janë kompleks dhe kërkojnë një performancë karburanti të pa kompromentueshme. Hyrja në treg e disa karburantëve alternativ, si karburantët bio (biofuels) dhe sintetike (synthetic diesels) kanë rritur sfidën e zhvillimit të karburantëve që punojnë në motora me teknologji moderne. Sistemet e avancuara të injeksionit prodhojnë nxehtësi ekstreme dhe një presion më të lartë, i cili mund të çojë në dekompozim të karburantit. Rezultati është krijimi i mbetjeve të ngurta rreth valvulave të injeksionit dhe tubave, e cila nuk e lejon karburantin të kaloj në to lirisht.

Në sistemin e filtrimit mund të formohet një shtresë bloze e zezë, e cila ul akoma më shumë efiçencën. Diesel Xtream ndryshe nga nafta e zakonshme përballon nxehtësinë ekstreme dhe presionin e lartë në sistemet e injeksionit. Karburanti i trajtuar përfiton nga rritja e rezistencës kundrejt oksidimit. Diesel Xtream përveç parandalimit të bllokimeve nga mbetjet arrin gjithashtu të pastrojë sistemin e injeksionit dhe eliminon të gjitha papastërtitë ekzistuese. Një motor i pastër, i cili punon me një efiçencë optimale, redukton konsumin e karburantit dhe kostot e mirëmbajtjes. Edhe pse Diesel Xtream është projektuar për të përmirësuar performancën e karburanteve në motorat HSDI (Shpejtësi e Lartë, Injeksion Direkt), ai mund të përdoret edhe në teknologjitë më të vjetra për të kontrolluar bllokimin e tubave. Pavarësisht nga automjeti, Diesel Xtream ndihmon pastrimin dhe mbrojtjen e automjetit.

GRAFIK_XTREAM-04

Stacionet Gulf që aktualisht disponojnë Karburanti Xtream Diesel (në përditësim të vazhdueshëm):

1. Tiranë – Myslym Shyri
2. Tiranë – Liqeni
3. Tiranë – kombinat
4. Durrës – Plazh
5. Lushnjë – Plug 1
6. Lushnjë –
Plug 2
7. Rrogozhinë 1
8. Rrogozhinë 2
9. Tiranë – Laprakë
10. Tiranë – Sheshi Shqiponja
11. Tiranë – Institut
12. Sukth 1
13. Sukth 2
14. Qafë Kashar.
15. Durrës – Ura e Dajlanit
16. Pogradec
17. Korçë – Qytet 1
18. Elbasan – Bradashesh
19. Vlorë – Qytet
20. Sarandë – Nënstacioni
21. Berat
22. Fier – Qytet
23. Gjirokastër – Qytet
24. Lezhë
25. Shkodër – Unazë
26. Koplik

Për detaje të mëtejshme, ose nëse keni nevojë për më shumë informacion mbi produktin, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni përfaqësuesin lokal të Gulf Balkans.

Adresa: Rr. Lord Bajron 15/2, 1029, Tiranë, Shqipëri.
Telefon: +(355 4) 450 20 30; Fax: +(355 4) 450 20 31
E-mail: info@gulf-al.com; Departamenti i Marketingut: marketing@gulf-al.com
Departamenti i Shitjeve: sales@gulf-al.com;