Rreth kompanisë

Gulf Albania po bëhet kompania lider ne shitjen e karburanteve në tregun Shqipëtar. Suksesi i kompanisë bazohet në karburantet cilësore dhe shërbimet ndaj klientëve. Kjo markë ndërkombëtare përfaqësohet në Shqipëri nga “Sun Petroleum Albania Trading” SH.A dhe “Sun Petroleum Albania” SH.P.K që prej Tetorit 2013.

Themelimi i markës tonë daton në vitin 1901 në SHBA. Në kohët tona Gulf Oil International tregton karburante të cilësisë së lartë në më shumë se 100 vënde dhe është një ndër aktorët më të mëdhenj në tregun botëror.

Gulf Albania është në proces për të ndërtuar dhe operuar 70 pika karburantesh në të gjithë vendin. Ne importojmë karburante nga rafineritë më të mira në Europë, që kanë kontroll të cilësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Karburantet Gulf dallohen me pajisjet moderne dhe me teknologjinë rinovuese perëndimore.

Kompania jonë është e orientuar drejt rritjes, gjithmonë përpiqemi të shfrytëzojmë mundësitë për rritje dhe zhvillim. Fokusohemi në tregjet dhe klientelën ku operojmë. Reagimet që marrim nga klientët tanë janë një prioritet i padiskutueshëm, ne gjithmonë i monitorojmë ata për të arritur një performancë të klasit botëror dhe për ti kaluar pritshmëritë e klientëve.  Qëllimi i kompanisë është të furnizojë drejtuesit e automjeve në Shqipëri me karburat të cilësisë Europiane dhe një shërbim perëndimor.