Përgjegjësia sociale e korporatës

Gulf Albania, si një kompani e fuqishme financiarisht dhe si një markë e shoqëruar me sukses, merr përgjegjësi në përkujdesjen e pjesëtarëve të pambrojtur të shoqërisë; ne jemi të angazhuar të përmirësojmë ambjentin dhe të promovojmë një jetë të shëndetshme.

Mbrojtja e Ambjentit

Në botën moderne ambienti ynë vazhdimisht ndotet nga një numër i tepruar mjetesh motorike dhe mjete të tjera transporti. Si rrjedhojë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme mbi përgjegjësitë e saj për tu kujdesur për problemet ekologjike të zhvillimit ambientalist.

Aktivitetet e Gulf janë direkt të lidhura me ndotjen e ambientit. Për këtë arsye ne mbështesim programe të ndryshme të pyllëzimit dhe përmirësimit të ambientit.  Ne vazhdimisht punojmë për të zhvilluar proçese që ulin ndotjen dhe të ulim maksimalisht ndikimin negativ në ambient  të aktiviteteve dhe operacioneve tona.

Përkujdesje për Shtresat e Pambrojtura

Përgjegjësia për anëtarët a pambrojtur të shoqërisë tonë ka qenë prej shumë kohësh pjesë e vlerave tona.  Si një kompani me përgjegjësi sociale dhe filantrope, ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur pjesëtarët jo të privilegjuar të shoqërisë tonë.