Karriera në Gulf

Gulf Albania është një kompani që ecën me ritme të shpejta dhe po bëhet një nga kompanitë kryesore të punësimit në Shqipëri. Kjo kërkon burime njerëzore të qëndrueshme jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha rajonet. Ne gjithmonë jemi prirur të kërkojmë profesionistë. Performanca profesionale është jo vetëm ajo çka ju duhet; për t’u bërë anëtar i vërtetë i skuadrës sonë, ju duhet të prireni nga qëndrimi respektues dhe i favorshëm ndaj klientëve.

Kompania dallohet për projekte inovative dhe kujdeset për zhvillimin profesional të punonjësve. Një skuadër e fortë është bërthama e interesit të kompanisë dhe prandaj është e orientuar në rekrutimin e burimeve njerëzore profesionale.
Gulf është kompania e parë e produkteve të karburantit në treg që ka prezantuar dhe implementuar një sistem zhvillimi të burimeve njerëzore. Është e rëndësishme për Gulf të shpërndajë standarde të larta shërbimi ndaj klientëve në stacionet e karburantit. Për këtë arsye, Gulf Albania ka planifikuar të çëlë Shkollën Gulf, që të funksionojë si qendër për zhvillimin profesional.

Shkolla Gulf do të ndërmarrë sfidën për zhvillimin e aftësive skuadrave të burimeve njerëzore, që do të përfaqësojnë kompaninë. Stafi i kësaj kompanie do të trajnohet në shkollën Gulf ku do të marrin njohuri nëpërmjet ushtrimit dhe praktikës. Pjesëtarët e stafit mund të kalojnë një kurs me forcën specifike në njohurinë teorike mbi çështjet e operimit efektiv të stacioneve të karburantit, dhe më pas do t’i nënshtrohet një trajnimi nxitës në stacionin më të afërt të shërbimit.

Vende të lira