Historia e brandit

Nën moton “Cilësi Rezistencë Pasion”, Gulf tregton produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë në të gjithë botën.

Gulf Oil u themelua ne vitin 1901 nga familja Mellon në kohën kur u zbulua nafta në Teksas. Gulf zhvilloi idene e shitjes se produkteve të branduara duke shitur benzinë në kontenierë dhe nga pompat e vulosura me logon e veçantë “Diskun Portokalli”

Sot marka e  rrjetit të shpërndarjes Gulf, njihet dhe operon në më shumë se 100 vende në Azi, Europë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut.

Gulf u ble nga Chevron ne 1984, pas këtij viti kompania pati  zhvillim dhe rritje të vazhdueshme që vazhdon ta ketë akoma këto ditë.

Gulf është një kompani e fuqishme me operacione që përfshijnë kërkimet, prodhimin, transportin, rafineritë dhe marketingun.  Një ndër hapat e parë vizionarë ishte prezantimi i stacionëve të naftës me vetë – shërbim në vitin 1911. Hapa të tjerë janë pajisja me hartë rruge falas e pasagjerëve, shpimi i puseve mbi ujë dhe rafineritë me kerkim katalitik.

Gulf Oil International (GOI) punëson  teknicienë liderë ndërkombëtarë që sigurojnë prodhimin dhe shitjen e lubrifikantëve dhe karburanteve në më  shumë se 100 vende.

Gulf vazhdon rritjen dhe zhvillimin. Përvoja dhe teknologjia e lartë e bëjnë Gulf një kompani lider në tregun global dhe mundësojnë rritje të vazhdueshme.