Gulf mundëson lëvizjen e “Elektrës”

Gulf Albania vazhdon të mbështesë Artin dhe Kulturën shqiptare. Kësaj radhe shfaqja “Elektra” e Sofokliut vihet në skenën e disa prej qyteteve më të mëdha në vend nga regjisori Laert Vasili.

Elektra është një tragjedi greke nga Sofokliu. Kjo vepër është e bazuar rreth karakterit të Elektrës, hakmarrjes së saj dhe të vëllait Orestes kundër nënës dhe njerkut të tyre mbi vrasjen e babait, Agamemnonit.

Nëpërmjet kontributit të Gulf Albania kjo shfaqje do të udhëtojë nëpër disa qytete të Shqipërisë.

Elektra është vendosur fillimisht në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe më pas do të udhëtojë me radhë në qytetet e tjera si: Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë dhe Korçë.