Gulf Club Trucks and Busses – karta juaj e personalizuar.

Drejtuesit e kamionëve, autobusëve apo automjeteve të tjera të tonazhit të rëndë, tashmë kanë një kartë të tyren karburanti, Gulf Club Trucks and Busses.
Kjo kartë do t`u ofrojë kësaj kategorie klientësh përfitime të shumta dhe ulje në çmimin e karburantit.

Rreth Gulf Club Trucks and Busses
Gulf Club Trucks and Busses është një kartë e veçantë klienti. Ekskluzivisht vetëm për drejtuesit e këtyre mjeteve të rënda mund të përfitojnë prej ofertave të saj. Çdo drejtues automjeti do të pajiset me kartën e tij të personalizuar, duke zgjedhur edhe stacionin e preferuar nga dëshiron të furnizohet. Aplikimi për kartën Gulf Club Trucks and Busses mund të bëhet në secilin prej stacioneve Gulf në Republikën e Shqipërisë.
Përveç uljes së menjëhershme në çmimin e karburantit kjo kartë ofron mundësinë e mbledhjes së Portokalleve Gulf apo ofertave të tjera në stacion, në kohë të ndryshme.
Gulf Club Trucks and Busses vlen për të gjithë kamionët, autobusët dhe automjetet e tonazhit të rëndë.
Në lidhje me skemën e përfitmit mund të drejtoheni pranë stacionit tuaj më të afërt Gulf.