Gulf Albania hap Terminalin e Ri ne Porto Romano ne Durres

Gulf, Kompania Amerikane, lider boteror ne fushen e Hidrokarbureve dhe njera prej te ashtuquajturave “Seven Sisters” sjell ne territorin Shqiptar nje investim kolosal duke e bere vendin tone nje pike referimi per te gjithe rajonin.

Ndertimi i terminalit te depozitimit dhe shperndarjes ne Porto Romano eshte nje investim qe sherben ne ngritjen dhe zgjerimin e rrjetit te shitjes se kompanise Gulf jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rajon.

Terminali i ri eshte i pajisur me teknologjine me te sigurte dhe te avancuar ne treg, duke perfshire ketu edhe ndertimin bashkekohor te nje “Tank Farm” sipas standarteve Europiane!

Gulf Balkans, e pranishme ne Shqiperi qe prej vitit 2014 dhe me nje rrjet prej 60 pikash te shperndare ne te gjithe territorin e vendit, ka punesuar me shume se 350 persona ne organigramen e saj.

Gulf disponon te drejta ekskluzive ne shperndarjen e Hidrokarbureve ne Maqedoni, Kosove dhe Mal i Zi, duke e kthyer terminalin e sapo hapur, ne elementin kryesor te bashkepunimit me vendet fqinje.

Me nje rrjet te pasur logjistik dhe sherbimesh ne territorin shqiptar, Gulf vihet perpara pergjegjesise komerçiale dhe sociale duke sjelle standarte nderkombetare te cilat prej me shume se nje shekulli e vecojne kompanine ne suksesin e saj global.
Gulf
Cilesi Rezistence Pasion