8 Mars 2015

8 Mars 2015 – Duke e kthyer në traditë që prej vitit të saj të parë në treg, kompania Gulf Albania ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të uruar 8 Marsin. 10 litra karburant Falas, lule shumëngjyrëshe dhe muzikë është dhuruar për çdo shofere femër e cila ka vizituar stacionin GULF gjatë orëve të mesditës së sotme. Mijëra shofere janë vendosur në radhë duke pritur hapjen zyrtare të këtij eventi. I gjithë stafi ka qenë në dispozicion të këtyre klienteve speciale që vizitojnë çdo ditë këto stacione. Trafiku është rënduar së tepërmi për shkak të ndalimit të makinave në rradhë për të marrë karburant falas.

Ёshtë zgjedhur pikërisht kjo datë e shënuar për të promovuar edhe stacionin më të ri të kompanisë në Rrugën e Kavajës. Tashmë qytetarët e Tiranës kanë më pranë tyre një tjetër stacion.

Si gjithmonë GULF Albania vjen me risi në tregun shqiptar duke qenë më pranë klientëve.