“2015 dhurata nga Gulf”

Gulf Albania dorëzon çmimin e madh tek fituesit e shorteut “2015 dhurata nga Gulf”.

Dje më 20 mars, ishte momenti më kultiminat i fushatës më të madhe promocionale në vend “2015 dhurata nga Gulf”

Në kuadër të kësaj fushate sot, kompania ndërkombëtare Gulf dorëzoi dy çmimet kryesore tek fituesit e lojës promocionale të realizuar për herë të parë në Shqipëri. Fituesit rezultuan si të tillë gjatë shorteut të madh të dielën e shkuar më 15 mars. Ky shorte u hodh drejtpërdrejtë në televizion. Kjo lojë promocionale nisi në fillim të Dhjetorit dhe gjatë tre muajve e gjysëm në vazhdim kompania e karburanteve Gulf shpërndahu 2013 dhurata për fituesit fatlum si: iPhone 6, Lavatriçe, TV dhe shumë elektroshtëpiake, karburant falas dhe produkte për makinën të një cilësie superiore të prodhuara nga Gulf në Mbretërinë e Bashkuar.

  1. Anri Rapaj, ishte fituesi i parë i makinës i cili u shpreh shumë entuziast për çmimin e fituar: Sigurisht që jam shumë i lumtur për dhuratën. Fillimisht nuk po e besoja pasi nuk po e ndiqja shorteun. Më pas e hapa televizorin dhe pashë makinën. Shumë faleminderit Gulf për këtë shorte. Kjo është hera e parë që bëhet diçka e tillë në Shqipëri dhe une do të vazhdoj të jem klient i rregullt i kompanisë jo sepse fitova makinën por, për cilësinë qe ofron. Faleminderit Gulf.

Znj. Esma Lame fituesja e dytë shpreh gjithashtu falenderimet e saj për kompaninë që e beri fituese të një makine: Ndihem shumë e gëzuar për këtë dhuratë. Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe të gjithë familjen time. Vajza ime bleu dy karta gërvishtëse dhe njëra ishte me emrin tim ndërsa tjetra me emrin e nipit. Unë isha njeriu më me fat që karta ime u përzgjodh nga ato pesëqind mijë të tjera që pashë në televizor. Dua të falenderoj shumë kompaninë Gulf për këtë mundësi.

Me përmbylljen e këtij eventi të madh dhe dorëzimin e këtyre dy çmimeve të mëdha tek fituesit, Gulf Albania ka një tjetër premtim për klientët e saj. Administratori i kompanisë z. Guram Gogeshvili shpreh ambicien se shumë shpejt Gulf do të bëhet rrjeti më i madh i shitjes së karburantit në rajonin e Ballkanit dhe na zbulon disa detaje rreth fushatës më të re promocionale: Jemi shumë të lumtur me arritjet e fushatës së kartave gërvishtëse e cila zgjati jo pak por 3 muaj e gjysëm. Kemi shpërndarë 2013 dhurata në të gjitha stacionet Gulf në Shqipëri. Kemi mirëpritur shumë klientë të rinj dhe tani sapo dorëzuam dy çmimet e mëdha, këto dy automjete të bukura për dy fituesit tanë. Megjithatë ne nuk rreshtim së surprizuari klientët tanë dhe tashmë kemi pregatitur një ofertë me përfitme për të gjithë në fushatën e radhës. Në më pak se 24 orë Gulf Albania do të nisë projektin e ri – Gulf Club. Duke filluar që nesër çdo klient Gulf mund të bëhet anëtar i klubit tonë. Duke qenë anëtar i Gulf Club klientët do të mund të përfitojnë ulje të menjëhershme të çmimit të karburantit deri në 5 lekë për litër dhe jo vetëm. Që nesër të gjithë janë të ftuar të vizitojnë stacionin më të afërt Gulf dhe të bëhen menjëherë anëtarë. Ёshtë Falas.